Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para bashkisë së Tiranës

Merkel premton vazhdimin e negociatave paqësore në Ukrainë

Merkel premton vazhdimin e negociatave paqësore në Ukrainë

12:57, 22/05/2017
A+ Aa A-

Gjendja e sigurisë në Ukrainë ishte e qetë muajt e festave të Pashkëve, por kohët e fundit sërish është keqësuar. Ndërkohë që edhe më tej në fuqi është Marrëveshja e njëjtë për armëpushim e nënshkruar në Minsk, para dy vitesh. Qeveria ukrainase dhe separatistët atje kanë rënë dakord me një marrëveshje, e cila do të duhej të rezultonte me përfundimin e luftës. Por negociatat paqësore nuk kanë lëvizur pothuajse fare nga vendi.

Takmi në formatin e Normandisë

"Siguria është parakushti për përparime politike", theksoi Kancelarja gjermane Angela Merkel, në takimin e saj me Presidentin e Ukrainës Petro Poroshenko, në Berlin. Merkel tha se së shpejti do të ketë negociata në formatin: Rusia, Ukraina, Franca dhe Gjermania, për përfundimin e konfliktit.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka thënë Merkelit në takimin e fundit në Berlin se do t'i mbetet besnik këtij "Formati të Normandisë" në negociata, tha Merkel. Poroschenko bëri të qartë se marrëveshja e Minskut është e pazëvendësueshme. "Nuk ka alternativë tjetër", tha ai.

Ndihmat sekrete nga Moska

Prej vitit 2014 në Lindje të Ukrainës po zhvillohet konflikti mes trupave qeveritare ukrainase dhe seperatistëve rusë, të cilët kanë një mbështetje sekrete të Rusisë. Kombet e Bashkuara pohojnë se në këtë konflikt deri tani janë vrarë rreth 10.000 njerëz. Problemi i Marrëveshjes së Minskut është që Rusia nuk paraqitet këtu si pjesë e konfliktit por si ndërmjetësues.

Moska vazhdon të pohojë se nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës, ndonëse mund të ketë kalim armësh përmes kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina duhet të organizojë zgjedhje në Lindje të vendit dhe të sigurojë autonomi për këtë pjesë. Qeveria në Kiev pohon se kjo është e mundur vetëm nëse respektohet në tërësi armëpushimi. Ukraina ka frikë se Rusia përmes rajoneve në Lindje mund të influencojë zhvillimet në mbarë Ukrainën./dw

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco