Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Rindërtimi i BE-së, Macron dhe Kryeministri italian takohen në Paris

Rindërtimi i BE-së, Macron dhe Kryeministri italian takohen në Paris

12:30, 22/05/2017
A+ Aa A-

 Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe shefi i qeverisë italiane, Paolo Gentiloni, theksuan dje në mbrëmje në Paris vullnetin e tyre për të punuar së bashku për një shtysë të Evropës.

Shefi francez i shtetit kërkonte një kapacitet buxhetor të përbashkët ndrësa kryeministri italian një union fiskal dhe bankar.

“Një nga prioritetet është që të punohet për të vajtur drejt një unioni fiskal dhe bankar. Kjo nuk do bëhet menjëherë por është e rëndësishme që të fillohet të punohet në këtë drejtim”, deklaroi Gentiloni.

Nga ana tjetër, Macron që ka takuar që prej zgjedhjes së tij kancelaren Angela Merkel dhe presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, shprehu vullnetin e tij për të punuar për një rikthim të prespektivave evropiane.

Ai shpreson në “krijimin e një udhërrëfyesi që do të mundësojë që të shkohet deri në fund të krijimit të një kapaciteti të përbashkët buxhetor, të një Evrope dhe eurozonë të vërtetë që do të mundësojë reduktimin e divergjencave mes ekonomive”.

Kjo darkë pune u organizua disa ditë para mbledhjes së krerëve të shteteve dhe të qeverive të G7-ës (SHBA, Gjermani, Japoni, Francë, Britani e Madhe, Itali dhe Kanada), që do të zhvillohet më 26 dhe 27 maj në Taormina, në Siçili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco