Grevë urie pasi u pushuan nga puna, Turqia arreston dy mësuesit

Grevë urie pasi u pushuan nga puna, Turqia arreston dy mësuesit

12:09, 22/05/2017
A+ Aa A-

Policia turke ka arrestuar dy mësues që janë në grevë urie mbi shkarkimin e tyre të padrejtë  nga puna, të cilin e kanë konsideruar si një spastrim shtetëror.

Nuriye Gulmen dhe Semih Ozakca raportuan arrestimin e tyre gjatë mbrëmjes së djeshme, nëpërmjet Twiiter-it.

Ata janë në mesin e më shumë se 100,000 punonjësve të administratës publike të shkarkuar pas grushtit ushtarak të korrikut.

"Policia  po përpiqet të hyjë në shtëpi, tani po thyejnë derën," shkroi Nuriye Gulmen në rrjetin social Twiiter, pak minuta para arrestimit./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco