Tërhiqet pas 7 vitesh Suedia, Julian Assange nuk hetohet

Tërhiqet pas 7 vitesh Suedia, Julian Assange nuk hetohet

16:19, 19/05/2017
A+ Aa A-

Suedia ka hequr dorë nga hetimi i themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange, i akuzuar për përdhunim. Pas 7 vjetësh, mandat-arresti i lëshuar në emër të tij tërhiqet dhe Assange mund të marrë frymë lirisht.

Për të shmangur dërgimin në Suedi, 45-vjeçari u strehua në 2012-n në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, e që atëherë nuk ka dalë më prej andej nga frika e prangosjes dhe ekstradimit.

Assange kërkohej nga Stokholmi për t’u marrë BE pyetje lidhur me pretendimet e ngritura nga dy gra për krime seksuale, të cilat ai i mohon me forcë.

 “Kryeprokurorja Marianne Ny, vendosi të ndërpresë hetimet ndaj Julian Assange”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e saj.

Praktikisht, me Suedinë, tani ai nuk ka më asnjë problem. Por telashet nuk përfundojnë këtu. Nëse Assange tenton të largohet nga selia diplomatike e Ekuadorit, do të arrestohet nga forcat britanike të rendit.

Policia londineze ka një urdhër arresti ndaj 45-vjeçarit për mosparaqitje në gjykatë 29 korrikun e vitit 2012, të cilin është e detyruar ta zbatojë. Një shkelje e tillë dënohet deri në një vit burg ose gjobë të rëndë.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka bërë sakaq asnjë koment nëse ka marrë apo jo një kërkesë për ekstradimin e shefit të “WikiLeaks” në Shtetet e Bashkuara, ku Assange mund të përballet me gjyqin për publikimin e mijëra dokumenteve sekreteve të ushtrisë dhe diplomatëve amerikanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco