Orban: BE-ja gabohet që e kërcënon Hungarinë

Orban: BE-ja gabohet që e kërcënon Hungarinë

13:43, 19/05/2017
A+ Aa A-

Kryeministri hungarez, Viktor Orban kritikoi sot Bashkimin Evropian për strategjinë e tij të gabuar që konsiston në kërcënimin ndaj qeverisë me sanksione për shkak të kritikave në lidhje me respektimin e lirive në Hungari.

Parlamenti Evropian u shpreh të mërkurën për fillimin e një procedure sanksionesh kundër vendit, që do të ishte hera e parë në BE, duke vlerësuar se situata në Hungari përbën një rrezik të qartë për shkeljen të rëndë të vlerave themelore të Unionit.

Rezoluta është miratuar gjithashtu nga një e treta e eurodeputetëve konservatorë të grupit PPE (e djathtë) ku bëjnë pjesë edhe deputetët hungarezë të partisë së Orban.

“Kjo rezolutë tregon se e gjithë politika evropjane ka probleme”, vlerësoi Orban në radion publike.

Komisioni Evropian, shkruan atsh, ka ngritur gjithashtu zërin kundër Budapestit duke hapur në fund të prillit një procedurë shkeljeje kundër ligjit të saj mbi universitetet e huaja, një nga iniciativat që e trembin Brukselin mbi mundësitë për rrëshqitje autoritare të qeverisë së Viktor Orban, që është në pushtet që prej vitit 2010.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco