Erdogan bllokon vizitën e deputetëve gjermanë, Merkel: Do tërheqim ushtarët nga Turqia

Erdogan bllokon vizitën e deputetëve gjermanë, Merkel: Do tërheqim ushtarët nga Turqia

14:51, 15/05/2017
A+ Aa A-

Berlini do të konsiderojë largimin e të gjithë ushtarëve nga Turqia, pasi Ankaraja refuzoi që Parlamenti gjerman të vizitonte personelin në një bazë ajrore turke, bëri të ditur sot  Kancelarja Angela Merkel.

Merkel deklaroi se ishte "e domosdoshme" që Komiteti gjerman i Mbrojtjes të vizitojë 270 trupat e stacionuara në bazën turke të Incirlikut.

"Ne do të vazhdojmë të flasim me Turqinë, por paralelisht ne do të shqyrtojë mënyra të tjera në dispozicion për përmbushjen e misionit tonë", tha ajo.

Parlamenti gjerman gjithashtu  denoncoi ashpër sot ndalimin e bërë ndaj disa deputetëve të saj në një bazë në Turqi, ku janë dislokuar ushtarakë gjermanë dhe po studion mundësinë e tërheqjes së trupave.

Berlini dhe Ankaraja prej një viti i kanë ashpërsuar ndjeshëm tonet dhe krizat diplomatike, Turqia akuzon rregullisht Gjermaninë për ndërhyrje apo mbështetje të grupeve kundërshtare të presidentit  Recep Tayyip Erdogan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco