Publikohet pamjet, ky është momenti kur Kim Jong-un lëshon raketën e re të Koresë së Veriut

Publikohet pamjet, ky është momenti kur Kim Jong-un lëshon raketën e re të Koresë së Veriut

14:23, 15/05/2017
A+ Aa A-

Koreja e Veriut testoi ditën e djeshme raketën e saj më të re, e cila arriti një lartësi prej 2,000 kilometrash duke u rrëzuar në ujërat terroritoriale të Japonisë.

Momenti i lëshimit të raketës balistike në rajonin Kusong është publikuar në televizionin shtetëror , raporton gazeta britanike “Daily Mial”.

Testi u mbikëqyr nga Kim Jong-un, i cili u fotografua duke qeshur dhe duke festuar me zyrtarët ushtarakë.

Në një intervistë , menjëherë pas nisjes së raketës, ai u shpreh se do të kryejë më shumë teste bërthamore dhe raketore, derisa t’u provonte ’armiqve’ aftësitë ushtarake të Kores së Veriut.

 Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Veriut janë prononcuar gjithashtu publikisht duke deklaruar se kishin lëshuar një lloj të re rakete,  e aftë për të mbajtur mbushje bërthamore.

Ushtria e Koresë së Jugut, nga ana tjetër,  tha se ende nuk mund të verifikonte pretendimet e zyrtarëve.

Por ajo bëri të ditur  se mesa duket raketat e Koresë së Veriut  janë në gjendje të hyjnë në atmosferë, duke e konsideruar ketë një hap vendimtar për zhvillimin e raketave balistike ndërkontinentale (ICBM)./SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco