‘Pasaniku’ Obama! Ja si do të fitojë ish-presidenti më shumë se 200 milionë dollarë

‘Pasaniku’ Obama! Ja si do të fitojë ish-presidenti më shumë se 200 milionë dollarë

13:50, 15/05/2017
A+ Aa A-

 

Barack Obama u largua nga detyra me dy “best-seller” vlera  e të cilëve arrin deri në 40 milion dollarë
 Por tashmë, me anë të botimit të librave, fjalimeve publike dhe një pensioni të majmë nga qeveria,  ish-presidenti dhe ish-zonja e parë Michelle Obama do të fitojnë më shumë 242 milionë dollarë në 15 vitet e ardhshme.

Të dhënat janë bërë publike nga një studim i Universitetit “Kogod”, shkruan “International Business Times”.

Duke marrë parasysh se çifti kishte një pasuri prej 1.3 milion dollarësh kur hyri në Shtëpinë e Bardhë, mund të themi se eshtë në rrugën e duhur për të rritur ndjeshëm vlerën e pasurisë së tyre neto dhe për t'u bërë kështu milionerë.

Për të llogaritur fitimet e Obamas, hulumtuesit u përqendruan kryesisht tek fitimet nga librat dhe fjalimet, duke shtuar edhe pensionin vjetor si ish- president, i cili arrin shifrat e 200,000 dollarëve./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco