FOTO/ Tunel sekret me drogë dhe alkool në burgun e sigurisë së lartë në Meksikë

FOTO/ Tunel sekret me drogë dhe alkool në burgun e sigurisë së lartë në Meksikë

13:31, 15/05/2017
A+ Aa A-

Një tunel i fshehtë që përdorej për të fshehur drogë, alkool dhe mjete të mprehta është zbuluar ditën e sotme në një burg të sigurisë së lartë në Meksikë, raporton “BBC”.

Policia e shtetit meksikan të  Tamaulipas tha se tuneli, i cili ishte mbuluar me tulla, ishte deri në pesë metra i thellë.

Zyrtarët bënë të ditur se ai ishte në ndërtim e sipër, duke sqaruar se askush nuk kishte mundur te arratisej.

Theksojmë se më vitin 2015, një nga kontrabanduesit  më të mëdhenj të drogës, Joaquin "El Chapo" Guzman, u arratis nga burgu i Altiplanos nëpërmjet një tuneli të ngjashëm./SYRI.net / 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco