Putin dhe Presidenti kinez të shqetësuar pas testit të ri të Koresë së Veriut

Putin dhe Presidenti kinez të shqetësuar pas testit të ri të Koresë së Veriut

11:40, 15/05/2017
A+ Aa A-

Rusia dhe Kina janë të shqetësuar në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve në gadishullin korean pas lëshimit të një rakete nga ana e Koresë së Veriut në shkelje të rezolutave të OKB-së, njoftoi Kremlini.

”Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping diskutuan në detaje situatën në gadishullin korean gjatë një takimi në Pekin dhe të dy palët shprehën shqetësimin e tyre për rritjen e tensioneve”, deklaroi për median zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitri Peskov.

Kina ka shprehur edhe më parë kundërshtinë e saj ndaj shkeljeve nga ana e Koresë së Veriut të rezolutave të Këshillit të Sigurimit dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të pranishme për maturi.

Koreja e Veriut lëshoi sot në mëngjes një raketë balistike që përshkoi rreth 700 kilometra para rënies në Detin e Japonisë, sipas ushtrisë koreano-jugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco