Presidenti Trump - studentëve: Jini krenarë, ju mund të ndryshoni botën

Presidenti Trump - studentëve: Jini krenarë, ju mund të ndryshoni botën

10:45, 15/05/2017
A+ Aa A-

Presidenti Donald Trump u tha studentëve të një universiteti të krishterë të ndjehen krenarë që nuk bëjnë pjesë në rrymën qendrore të opinionit publik.

Me komente që dukej se i referoheshin elitës politike në Uashington, presidenti tha në fjalimin që mbajti para diplomantëve të Universitetit “Liberty”, universiteti më i madh i krishterë në vend, ta përqafojnë me zell statusin e tyre si zëdhënës të pikëpamjeve larg qendrës, pasi ata që nuk janë konformistë “janë ata që ndryshojnë botën”.

Fjalimi në Universitetin “Liberty” ishte dalja e parë para publikut që kur presidenti shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey, i cili po drejtonte hetimet mbi rolin që mund të ketë luajtur Rusia në zgjedhje dhe kontaktet e mundshme që dyshohen të kenë pasur punonjës të fushatës Trump me qeverinë ruse.

Presidenti i mëshoi mesazhit kundër qarqeve politike të Uashingtonit, duke thënë se e kishte parë me sytë e tij se sistemi nuk funksionon dhe u bëri thirrje 18 mijë diplomantëve t’u bëjnë qëndresë zërave të dështuar që “mendojnë se dinë gjithçka”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco