Ja çfarë thotë Koreja e Veriut pas lëshimit të një raketë në ujërat e Japonisë

Ja çfarë thotë Koreja e Veriut pas lëshimit të një raketë në ujërat e Japonisë

09:21, 15/05/2017
A+ Aa A-

Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Veriut janë prononcuar publikisht pas testit të së dielës duke deklaruar se kishin lëshuar një lloj të re rakete,  e aftë për të mbajtur mbushje bërthamore.

Theksojmë se raketa arriti një lartësi prej 2,000 kilometrash dhe udhëtoi rreth 700 kilometra, duke u rrëzuar në ujërat terroritoriale të Japonisë.

Pheniani zyrtar u shpreh ditën e sotme,se kjo ishte një provë e aftësive të saj ushtarake.

Ushtria e Koresë së Jugut, nga ana tjetër,  tha se ende nuk mund të verifikonte pretendimet e Kim Jong-un.

Por ajo bëri të ditur se mesa duket raketat e Koresë së Veriut  janë në gjendje të hyjnë në atmosferë, duke e konsideruar ketë një hap vendimtar për zhvillimin e raketave balistike ndërkontinentale (ICBM)./SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco