Një tërmet i fuqishëm trondit Iranin, 377 të plagosur dhe dy të vdekur

Një tërmet i fuqishëm trondit Iranin, 377 të plagosur dhe dy të vdekur

08:39, 15/05/2017
A+ Aa A-

Një tërmet me magnitudë 5,7 ballësh i shkalleds Rihter goditi dje në mbrëmje verilindjen e Iranit, duke shënuar të paktën dy të vdekur dhe 377 të plagosur, raportom "rReuters". duke cituar qendrën iraniane të Sizmologjisë.

Epiqendra e tërmetit u konstatua jo larg qytetit Bojnourd që shtrihet në provincën Khorassan Shomali. 

Sipas zyrtarëve lokalë, rreth 60 persona të plagosur ndodhen të shtruar në spital dhe disa fshatra janë shkatërruar në masën 40 për qind.

Në fillim të prillit, një tërmet me magnitudë 6 ballësh la dy të vdekur dhe katër të plagosur në një zonë në juglindje të Machhad.

Në janar, një tërmet i fortë që goditi jugun e Iranit regjistroi katër të vdekur, në një shtet që preket rregullisht nga lëkundjet e tokës me magnitudë të fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco