Macron, fjalim nën Himnin e BE, jo të Francës: Unë do ta mbroj Europën!

Macron, fjalim nën Himnin e BE, jo të Francës: Unë do ta mbroj Europën!

07:27, 15/05/2017
A+ Aa A-
Pro-europiani, Emmanuel Macron, i zgjedhur president ka nisur punën për formimin e qeverisë së tij dhe betejën e vështirë të zgjedhjeve legjislative të qershorit në një Francë thellësisht të ndarë.

Në shenjë të angazhimit të tij ndaj Europës, Macron u ngjit në skenë për të mbajtur fjalimin e fitores, nën tingujt e himnit të Bashkimit Europian dhe jo atij francez.

"Unë i di ndasitë që ekzistojnë në vendin tonë dhe që i kanë nxitur disa drejt ekstremit. Unë i respektoj ata. Unë e di zemërimin, ankthin dhe dyshimet që shumë prej tyre kanë shprehur. Unë do ta mbroj Europën, qytetërimi ynë është në rrezik. Do të punoj për të rindërtuar lidhjet midis Europës dhe qytetarëve të saj. Europa dhe bota po presin që ne të mbrojmë frymën e iluminizmit, të kërcënuar në shumë vende, "shtoi ai.

Macron u shfaq të hënën përkrah presidentit socialist në ikje, François Hollande në ceremonitë përkujtimore të fitores së 8 majit të vitit 1945 në Paris, para kalimit të pushtetit parashikuar fundjavën e ardhshme.

Shtypi nënvizoi vështirësitë e detyrës në të ardhmen

Për të përditshmen e majtë "Libération", bëhet fjalë për një "fitore nën presion", sepse abstenimi i fortë, pavarësisht kërcënimit të ekstremit të djathë, është tashmë shenjë e një pakënaqësie përballë presidentit të ri.

E përditshmja e djathtë "Le Figaro" e shikon zgjedhjen e Macron-it me shumë nuanca, shoqëruar nga abstenimi më i fortë popullore që prej vitit 1969 dhe një ndarje të elektoratit në katër blloqe. E përditshmja parashikon zgjedhje legjislative të vështira për presidentin e ri.

Vetë Emmanuel Macron-i, i cili do të bëhet presidenti më i ri i historisë së Francës në moshën 39-vjeçare, pranoi se nuk kishte marrë një mandat të fortë nga zgjedhësit, pavarësisht fitores së thellë me 66 për qind të votave përballë kreut të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, që siguroi gjithashtu një rezultat historik me 34 për qind të votave.

Mes abstenimit rekord të 24.95 për qind të elektoratit dhe një numri historik të votave të bardha dhe të pavlefshme, rreth katër milionë, më shumë se një në tre francezë ka refuzuar të zgjedhë mes Macron-it dhe Marine Le Pen-it.

"Do të luftoj me të gjitha forcat kundër ndasive që na kanë përçarë," theksoi Macron.

Para mijëra mbështetësve të mbledhur në oborrin e Luvrit në Paris, ai u shpreh se e kishte dëgjuar nervozizmin e atyre që kanë votuar për rivalen e tij.

Projekte të mëdha e presin tashmë presidentin e ri, midis të cilave frenimin e papunësisë galoponte, përballimin e një kërcënimi të fortë terrorist dhe rimëkëmbjen e një Europe të dobësuar.

Macron do të zbulojë në ditët e ardhshme emrin e kryeministrit dhe përbërjen e qeverisë së ardhshme para se të kërkojë një shumicë parlamentare në zgjedhjet legjislative që do të zhvillohet më 11 dhe 18 qershor, për të vënë në zbatim programin e tij, reformat për të drejtën e punës, reduktimin e shpenzimeve publike dhe riforcimin e partneritetit franko-gjerman.

Një muaj para zgjedhjeve, ai u bëri thirrje zgjedhësve t'i japin një shumicë të vërtetë, të fortë, një shumicë të ndryshimit.

Zgjedhja e Emmanuel Macron-it, lehtësoi ndërkohë vendet e tjera europiane që gjithashtu i frikësohen populizmit dhe forcave ekstremiste.

Presidenti amerikan, Donald Trump i dërgoi Macron-it përshëndetjet e tij.

Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping theksoi në mesazhin e tij se marrëdhëniet kino-franceze kanë një domethënie të rëndësishme strategjike dhe ndikim ndërkombëtar. "Nga këto marrëdhënie të qëndrueshme dhe të shëndetshme përfitojnë jo vetëm të dy vendet dhe popujt, por ato ndikojnë dhe në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin botëror", theksohet në mesazhin e urimit të presidentit kinez Xi.

Euro reagoi pozitivisht përballë dollarit në tregjet e këmbimit në Azi./CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dikush15/05/2017 09:56

Larg pergjithesimit negativ te fjales "populizem" si atribut vetem te eskstremit nacionalist, populizmi si nje forme e propogandes politike eshte nje tipar i theksuar i komunizmit. Ne emer te popullit i bene mizorite e krimet e tyre me te shemtuara ndaj popujve, diktatoret komuniste. Nuk shoh tek z.Makron qe ti jete larguar propogandes populiste, Ai propogandon per nje Europe me te bashkuar e demokratike, por nuk na e thote se cilat jane rruget per ta bere kete. Mos duhet te shkojme ne nje Europe te kooperativizuar ne modelin e Komunes se Parisit apo te sistemeve te mbyllura diktatoriale komuniste, apo ne respektimin e barazine e kombeve, duke i dhene prioritet qe sejcili shtet te luftoje per progresin ekonomik te familjes se tij, per tu bashkuar si te barabarte. A ka nevoje BE te perpiloje nje kushtetute qe te ligjeroje e detyroje te gjitha shtetet antare ta respektojne ate duke ja prere rrugen supremacive numerike te popujve e supremacine ekonomike ? A duhet qe ligjin ne BE ta bejne vetem bazuar ne interesat e shteteve me te fuqishme te saj apo duke tentuar ne barazine ekonomike te te gjithe nacioneve njelloj ? Parimi themelor i funksionimit te demokracise, eshte se shumica vendos. Por me kete parim edhe mund te abuzohet qe shtetet me te fuqishme qe kane edhe shumicen numerike te popujve, te forcohen akoma me shume, e shtetet e vogla "pakica" te dobesohen me shume. Europa ka ne teresine e shteteve te saj perberese, rreth 500 milione banore. Shtetet me te medha e me te zhvilluara mund te perbejne gjysmen e kesaj shifre e ndoshta me pak. Si mund te regullohet me nje kushtetute te perbashket qe te respektohet shumica e gjithe bashkesise se shteteve e jo vetem interesat e shumices te shteteve me te medha ? Presidenti porsazgjedhur francez, ben ceremoni nen tingujt jo te hymnit kombetar te Marsejezes, por te hymnit te BE me muziken e kompozitorit te madh gjerman Bethoven. A mos eshte kjo nje shenje qe meqe gjermanet kane numurin me te madh te kombit te tyre ne Europe e ne te njejten kohe edhe ekonomine me te fuqishme, duhet qe pergjithmone te luajne rolin e liderit te Europes e ti diktojne kesaj gjithshka ? Edhe mbrenda kombit te madh gjerman, vepron mendimi ndryshe e ndryshimet ne nivelet sociale e ekonomike por edhe ne elitat e saj politike. Ka edhe ne Gjermani populiste te majte e te djathte

Shto koment

Denonco