Macron betohet si Presidenti i Francës në Elysee. Hollande hedh vështrimin e fundit nga ballkoni

Macron betohet si Presidenti i Francës në Elysee. Hollande hedh vështrimin e fundit nga ballkoni

11:09, 14/05/2017
A+ Aa A-

39 vjeçari Emmanuel Macron bëhet udhëheqësi më i ri i Francës që nga Napoleoni. Ai kurorëzohet sot në Pallatin Elysee dhe tani është duke në takim me paraardhësin e tij, Francois Hollande, njofton BBC, përcjell Syri.net. 

Takimi mes dy palëve ka zgjatur më shumë se sa planifikuar zyrtarisht dhe gazetarët janë në pritje..

Pak para mbërritjes së Macron, presidenti që po largohej Francois Hollande qëndroi në ballkon dhe hodhi një vështrim të fundit mbi kopshtet e Pallatit Presidencial.

 39-vjeçari Macron mundi Marine Le Pen të Frontit Kombëtar me 66% të votave. Ai pritet të emërojë një kryeministër të hënën.

Lëvizja e tij La République En Marche u formua vetëm vitin e kaluar. Kjo lëvizje garon për të gjitha 577 vende në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm./Syri.net

    Fotot e ceremonisë dhe bashkëshortja e Macron, Briggitte, duke hyrë në Elysee.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco