Dueli SHBA­-BE, Hahn: Do diskutoj me Sorosin për Ballkanin Perëndimor. Për Trump, Soros non grata

Dueli SHBA­-BE, Hahn: Do diskutoj me Sorosin për Ballkanin Perëndimor. Për Trump, Soros non grata

01:31, 28/04/2017
A+ Aa A-

Amerika dhe Europa në duelin Sorosian. BE ja beson Ballkanin Perendimor Sorosit, ndersa per Trump ai eshte nje person non grata.

Komisioneri Johanes Han përmes një postimi në rrjetet sociale informon për një takim me biznesmenin dhe investitorin amerikan Gjorgj Soros në shenjë mbështetje ndaj punës dhe ndikimit të tij në vendet e Evropës.

“Gjithmonë është bukur të takosh Gjorgj Sorosin për të diskutuar përpjekjen e përbashkët për nxitjen e reformave dhe shoqërive të hapura në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore”, thuhet në postimin e Han. Soros dhe shumë organizata në vend, së fundmi kanë qenë pjesë e sulmeve verbale nga ana e VMRO­DPMNE­së kurse shumë shumë prej tyre u janë nënshtruar kontrolleve të inspektorëve financiar me arsyetimin e punës së jashtëligjshme.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi28/04/2017 07:33

Sorosi e ka bere lemsh ballkanin duke korruptuar lederet e ketyre vendeve ...lider totalisht autoritar diktator

Shto koment

Denonco