Bullgari, lideri i partisë konservatore merr mandatin për krijimin e qeverisë së re

Bullgari, lideri i partisë konservatore merr mandatin për krijimin e qeverisë së re

15:44, 27/04/2017
A+ Aa A-

Presidenti bullgar, Rumen Radev i dorëzoi sot liderit të partisë konservatore bullgare, GERB, Bojko Borisov një mandat për të formuar  qeverinë, duke i hapur rrugën kthimit të tij për here të tretë si kryeministër.

Borisov, i cili aktualisht drejton një koalicion me bllokun nacionalist, Patriotët e Bashkuar (OP), pritet të zbulojë më 3 maj kabinetin e tij dhe të kërkojë miratimin parlamentar një ditë më vonë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 26 mars, Partia Konservatore, pro BE-së, GERB fitoi 95 nga 240 vende ndërsa Patriotët e Bashkuar OP, kritik ndaj Bashkimit Evropian, u renditën të tretët me 27 vende.

Socialistët, fushata e të cilëve ishte për lidhje më të ngushta me Rusinë, mbeten në opozitë me 80 vende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco