Zgjedhjet në Britani, Kryeministrja May dhe Corbyn ‘përleshen’ për herë të fundit

Zgjedhjet në Britani, Kryeministrja May dhe Corbyn ‘përleshen’ për herë të fundit

13:12, 27/04/2017
A+ Aa A-

 Kryeministrja konservatore, Theresa May dhe kreu i opozitës laburiste Jeremy Corbyn u përballën dje me tone të ashpra gjatë seancës së fundit të pyetjeve në prani të deputetëve britanikë, përpara legjislativeve të 8 qershorit.

Gjatë asaj që mund të konsiderohej si përballja e fundit, May refuzoi të merrte pjesë në një debat televiziv dhe akuzoi Corbyn se nuk ishte në lartësinë e duhur për detyrën e kryeministrit, ndërsa lideri laburist e akuzoi se po punonte për të pasurit dhe se kërkonte të sakrifikonte shërbimet publike, veçanërisht shëndetësinë.

May vuri theksin te fakti se vetëm Partia Konservatore ishte e aftë për të mbështetur një lidership të fortë dhe të qëndrueshëm në vend në kohën kur do të angazhohej në negociatat e Brexit.

”Përballë ndodhet kaosi”, u shpreh ajo duke vënë theksit tek përçarjet e laburistëve, të ndarë mes bazës pro-Corbyn dhe strukturës që kundërshton vijën e tij shumë të majtë.

Corbyn, partia e së cilit është renditur shumë prapa në sondazhe, u shpreh se zgjedhja është mes një partie konservatore që mbron një pakicë të britanikëve kundrejt një qeverie laburiste që do të mbronte të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco