Koreja e Veriut zotohet të zhdukë  SHBA-në dhe Korenë e Jugut me 5 milion bomba bërthamore'

Koreja e Veriut zotohet të zhdukë SHBA-në dhe Korenë e Jugut me 5 milion bomba bërthamore'

12:31, 27/04/2017
A+ Aa A-

Të rinjtë që mbështetësit Kim Jong-un  janë duke u përgatitur për 'të zhdukur' SHBA-në dhe Korenë e Jugut me pesë milionë bomba bërthamore, tha kreu i ligës së të rinjve të republikës.

Mesazhi i Koresë së Veriut paralajmëron se 'Toka do të shkatërrohet' në qoftë se SHBA-ja  fillon ndonjë sulm, shkruan “Daily Mail”.

Ajo premtoi të shkatërronte SHBA-ne dhe fqinjin e saj, Korenë e Jugut nëse shfaqin 'ndonjë provokim',  ndërkohë që tensionet ndërkombëtare po rriten gjithnjë  e më tepër.

Paralajmërimi erdhi pasi Koreja e Jugut njoftoi se SHBA-ja do të vendoste një sistem raketash që mund të rrëzojë ato të Kim Jong-un, shkruan syri.net. Por Koreja e Veriut tha haptazi se fëmijët e saj janë të gatshmë të hedhin armë bërthamore kundër armiqve.

Kim Jong ka mbajtur stërvitjet më të mëdha të ushtrisë së tij,pardje duke nxjerrë mijëra tanke dhe makineri në bregdet.

Forcat e Kim Jong-un mbajtën këtë stërvitje masive për të shënuar 85 vjetorin e themelimit të ushtrisë, shkruan Syri.net.Në të njëjtën kohë, armada e vetëshpallur e Donald Trump, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësi “ Carl Vinson” po i afrohet ujërave koreane, e shoqëruar nga disa luftanije japoneze.

Agjensia e lajmeve të Koresë së Veriut, “KCNA” tha se Kim Jong-un urdhëroi personalisht vendosjen e tankeve  në bregun lindor, për të hapur zjarr.

"Pas marrjes së raportit mbi planin e stërvitjes ushtarake, ai dha një urdhër për fillimin e demonstratës”, tha agjencia./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco