Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Kryeministri hungarez në Parlamentin Evropian: Njerëzit humbin paratë që të fitojë George Soros

Kryeministri hungarez në Parlamentin Evropian: Njerëzit humbin paratë që të fitojë George Soros

11:43, 27/04/2017
A+ Aa A-

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka reaguar zyrtarisht pasi BE-ja hapi një çështje ligjore kundër  Hungarisë për pretendimet se dëshiron të mbyllë një universitet të financuar nga miliarderi amerikan Xhorxh Soros nëpërmjet një ligj të ri për arsimin.

Orban u paraqit para Parlamentit Europian të mërkurën për t'iu drejtuar kritikëve që pretendojnë se ligji i ri shton kufizimet ndaj institucioneve të huaja dhe ka për qëllim mbylljen e Universitetit të Evropës Qendrore (CEU) në Budapest, i cili është i  financuar nga Soros.

"Kjo akuzë është e pabazuar - tha Orban – Kjo situatë është si të akuzohesh dhe dënohesh për vrasje, ndërkohë që viktima është ende gjallë dhe të akuzon".

Orban gjithashtu mori kohë për të kritikuar si Sorosin ashtu dhe BE-së, duke e quajtur miliarderin një "spekulator financiar" dhe duke thënë se ai nuk u pajtua me promovimin e një politike më të hapur ndaj emigracionit.

"Për shkak të tij, miliona njerëz kanë humbur paratë në mënyrë që ai të fitojë," tha Orban, duke shtuar se ndërsa angazhimi i Hungarisë ndaj BE-së nuk ishte "i diskutueshëm”

Orban, akuzon CEU-në për "mashtrim", sepse  lëshoi ??diploma të pranuara si në SHBA ashtu dhe Hungari, edhe pse ka kampus në Nju Jork./ SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco