Merkel: Britanikët patën iluzione për realitetin pas 'Brexit'

Merkel: Britanikët patën iluzione për realitetin pas 'Brexit'

11:28, 27/04/2017
A+ Aa A-

Britanikët patën iluzione rreth realiteteve për botën pas Brexit-it, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Duke folur sot në parlamentin gjerman, Merkel tha se britanikët duhet të qartësojnë faktin se si i shohin marrëdhëniet e së ardhme me Bashkimin Evropian dhe kjo, përpara fillimit të negociatave zyrtare për largimin e ishullit nga unioni.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një samit të shtunën për të miratuar direktivat për negociatat për Brexit.

”Edhe diskutimet për detyrimet financiare të Britanisë së Madhe ndaj Bashkimit Evropian duhet të nisin me fillimin e negociatave”, deklaroi Merkel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco