Sherr mes Melania dhe Ivanka Trump? Vajza e presidentit i jep fund spekulimeve

Sherr mes Melania dhe Ivanka Trump? Vajza e presidentit i jep fund spekulimeve

11:12, 27/04/2017
A+ Aa A-

Vajza e Presidentit amerikan, Ivanka Trump shkroi një mesazh të bukur ditëlindjeje,  të mbushur me adhurim për njerkën e saj, Melanian.

Zonja e Pare e Amerikës ,mbushi 47-vjec të mërkurën dhe u urua nga mijëra persona në rrjetet sociale, por disa nga urimet me të ndjera kanë qenë ato të fëmijëve të bashkëshortit të saj, Presidentit Trump.

'Gëzuar ditëlindja Zonja jonë e Parë (dhe njerka ime e mrekullueshme!) Melania Trump,' 'Një shembull i mrekullueshëm i mirësisë dhe i hijeshisë për të gjithë ne! ' shkroi Ivanka .

Postimi i Ivankës  vjen pasi shumë burime të brendshme kanë vërejtur se ajo dhe Melania kanë më se shumti një ‘marrëdhënie të detyruar’.

Dy burime të paidentifikuara zbuluan lajmin në një artikull të “Vanity Fair” të dielën

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë mohoi raportet dhe tha se ato ishin shumë të afërta./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco