Rusia e alarmuar: Trump ka një plan sekret për sulme bërthamore në Moskë dhe Kinë

Rusia e alarmuar: Trump ka një plan sekret për sulme bërthamore në Moskë dhe Kinë

10:42, 27/04/2017
A+ Aa A-

SHBA-ja po instalon sisteme mbrojtjeje nga raketat anembanë botës në përgatitje për një sulm nuklear ndaj Rusisë apo Kinës, tha një nga shefat ushtarakë të Vladimir Putinit, raporton “Daily Star”.

Uashingtoni ka vendosur sisteme që janë të afta të rrëzojnë raketat që hynë në Evropë dhe mbi anijet e oqeaneve anembanë botës, shkruan syri.net.  Por gjenerali  Viktor Poznikhir, nënkryetar i operacioneve për Shtabin e Përgjithshëm Rus, beson se forcat amerikane kanë një tjetër qëllim.

"Prania në Evropë e bazave amerikane të mbrojtjes raketore apo anijet në detet dhe oqeanet afër Rusisë krijojnë një plan të fuqishëm e të fshehtë për kryerjen e një sulmi të papritur bërthamor kundër Federatës Ruse”, tha gjenerali.

"Goditjet e papritura çarmatuese mbi forcat bërthamore ruse apo kineze rritin në mënyrë të konsiderueshme efikasitetin e sistemit amerikane të mbrojtjes nga raketat “, argumentoi kreu i ushtrisë ruse.

 ‘Rastësisht’ forcat ajrore amerikane nisën dje një raketë të re ndërkontinentale  nga Kalifornia, e  aftë për të arritur deri në Rusi./SYRI.net/ 

Image

Artikulli i televizionit rus "Russia Today"(RT)
Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco