Pas arrestimeve masive, Turqia pushon nga puna më shumë se 9,000 policë

Pas arrestimeve masive, Turqia pushon nga puna më shumë se 9,000 policë

09:15, 27/04/2017
A+ Aa A-

Forcat policore turke kanë pushuar nga puna më shumë se 9,000 oficerë për lidhje të dyshuara me predikuesin islamik Fethullah Gulen.

Sipas autoritete këto masa janë marrë në bazë të sigurisë kombëtare, shkruan "BBC".

Presidenti Tayyip Erdogan akuzon Gulen e nxitjen e një grushti shteti kundër tij korrikun e kaluar, një akuzë që kleriku ne mërgim në SHBA, e mohon.

Ditën e djeshme autoritetet arrestuan  më shumë se 1,000 persona në disa operacione masive. 

Rreth 8 500 policë morën pjesë në këtë aksion të ndërmarrë pas një tentative për grusht shteti natën e 15-16 korrikut.

Që prej fillimit të këtij aksioni, më shumë se 46 000 persona janë burgosur dhe më shumë se 100 000 të tjerë janë shkarkuar. Këto masa kanë ngjallur shqetësim të OJQ-ve dhe vendeve evropiane që dënojnë një represion ndaj prokurdëve dhe medias.

Gulen, një predikues 70-vjeçar që jeton në SHBA, është cilësuar nga Ankaraja si nxitës i grushtit të mungur të shtetit në muajin korrik./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco