Presidenti Trump vendos të sigurojë mbështetje shëndetësore për të varfërit

Presidenti Trump vendos të sigurojë mbështetje shëndetësore për të varfërit

08:58, 27/04/2017
A+ Aa A-

Administrata e Presidentit Donald Trump, do të vazhdojë të subvencionojë mbrojtjen shëndetësore për amerikanët me të ardhura të ulëta, në përputhje me ligjin e ish -presidentit Obama, raporton Reuters

"Ramë dakord që të mbështesim ekipin dhe të bëjmë pagesat tani për tani, por nuk kemi marrë një vendim përfundimtar për detyrimet financiare në të ardhmen", thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë, 

Presidenti  Trump ka premtuar se ligjit për përkujdesjen shëndetësore, i cili është miratuar në kohën e administratës së Barack Obama,,do t’i vijë fundi, duke premtuar se në vend të kësaj do të bëhet ligji i ri, i cili sipas tij, do të jetë i shkëlqyeshëm për amerikanët.

“Ne do të bëjmë një plan të shkëlqyeshëm për përkujdesjen shëndetësore për popullin. Pa frikë!”, shkruan Trump në Twitter./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco