Referendumi në Turqi, opozita shkon në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Referendumi në Turqi, opozita shkon në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

08:35, 27/04/2017
A+ Aa A-

Partia kryesore opozitare në Turqi njoftoi sot se do t’i drejtohej Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR) për të kundërshtuar fitoren e presidentit Recep Tayyip Erdogan në referendumin për zgjerimin e kompetencave të tij.

“Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, deklaroi zëdhënësja e Partisë Republikane të Popullit (CHP), Selin Sayek Boke, pa përcaktuar datë fikse.

Ky njoftim vjen një ditë pas refuzimit nga Këshilli i Shtetit turk të një ankese të depozituar nga CHP, që kundërshton fitoren e ngushtë të po-së në referendum, me arsyetimin se një ndryshim i minutës së fundit i ligjit elektoral mund të ketë ndikuar në favorizimin e shkeljeve të shumta.

Ditën e procesit zgjedhor, që u mbajt më 16 prill, Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) njoftoi se do të pranonte si të vlefshme fletët e votimit pa vulë zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco