Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ 5 shpërthime të fuqishme tronditin aeroportin e Damaskut

VIDEO/ 5 shpërthime të fuqishme tronditin aeroportin e Damaskut

08:33, 27/04/2017
A+ Aa A-

Disa shpërthime të fuqishme kanë goditur një zonë në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Damaskut, shkruan “BBC”.

"Shpërthimet mund të dëgjoheshin edhe brenda kryeqytetit sirian", dekaroi Observatori Sirian për të Drejtat e njeriut.

Janë raportuar të paktën pesë shpërthime të fuqishme dhe disa prej tyre mendohet të kenë goditur një depo municioni e përdorur nga forcat iraniane.

Nuk është ende e qartë nesë janë shkaktuar nga një raketë apo nga sulme ajorere.

Aeroporti shtrihet rreth 25 kilometra në jug-lindje të kryeqytetit të Sirisë.

Shpërthimet thuhet se u pasuan nga një zjarr i madh. Nuk ka ende raporte për numrin e saktë të viktimave por mendohej të jetë i lartë./SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco