Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

SHBA shton sanksionet ndaj Koresë së Veriut

SHBA shton sanksionet ndaj Koresë së Veriut

04:36, 27/04/2017
A+ Aa A-

SHBA do të shtojë sanksionet mbi Korenë e Veriut dhe do të rritë masat diplomatike që synojnë të bëjnë presion ndaj vendit për t'i dhënë fund programeve të saj bërthamore dhe raketore.


Strategjia e presidentit Donald Trump u njoftua pas një takimi të posaçëm me të gjithë 100 senatorët amerikanë.

Më parë, komandanti i lartë i SHBA në Paqësor mbrojti vendosjen e një sistemi të avancuar të mbrojtjes nga raketat në Korenë e Jugut.
Tensionet janë ngritur mes frikës se Veriu po planifikon teste të reja të armëve.

"Shtetet e Bashkuara kërkojnë stabilitet dhe denunuklearizim paqësor të gadishullit Korean," tha një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, Sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis dhe Drejtori i Shërbimeve Kombëtare të Inteligjencës Dan Coats.

"Ne mbetemi të hapur ndaj negociatave drejt këtij qëllimi, por mbetemi të përgatitur për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë. Qasja e presidentit synon të ushtrojë presion mbi Korenë e Veriut për shkatërrimin e raketave bërthamore, raketave balistike dhe programeve të përhapjes së armëve duke shtrënguar sanksionet ekonomike dhe duke ndërmarrë masa diplomatike me aleatët tanë dhe partnerët rajonalë", thuhet në deklaratë.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco