Presidenti ukrainas në Çernobil për të përkujtuar 31 vjetorin e katastrofës bërthamore

Presidenti ukrainas në Çernobil për të përkujtuar 31 vjetorin e katastrofës bërthamore

13:38, 26/04/2017
A+ Aa A-

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko po zhvillon sot një vizitë së bashku me homologun e tij bjellorus, Aleksander Lukashenko në Çernobil me rastin e 31 vjetorit të katastrofës bërthamore, konsideruar si aksidenti më i rëndë bërthamor në histori.

“Ne duhet të kujtojmë se plagët e shkaktuara nga kjo tragjedi nuk shërohen aspak”, deklaroi Poroshenko, gjatë një fjalimi të mbajtur përpara reaktorit të dëmtuar të centralit bërthamor të Çernobilit.

“Vëllezërit tanë bjellorusë mund të kenë qenë më të prekur nga kjo fatkeqësi”, shtoi ai.

“Bjellorusët si dhe ukrainasit janë të vetëdijshëm se katastrofa e Çernobilit nuk ka kufij”, theksoi nga ana e tij Lukashenko, duke kujtuar se të dy shtetet pësuan “shpenzime të mëdha” për të kapërcyer pasojat e tragjedisë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco