Zyrtare: Ushtria amerikane pritet të lëshojë një raketë të fuqishme nga Kalifornia

Zyrtare: Ushtria amerikane pritet të lëshojë një raketë të fuqishme nga Kalifornia

12:42, 26/04/2017
A+ Aa A-

Një raketë balistike e paarmatosur (ICBM) pritet të niset nga  baza e Forcave Ajrore në Kaliforni ditën e sotme për të siguruar "efektivitetin dhe saktësinë" e saj, si dhe të demonstrojë "aftësitë kombëtare bërthamore" të ushtrisë amerikane.

Testi i raketës “Minuteman III” vjen mes tensioneve të ashpra në Gadishullin Korean, ndërkohë që një flotë amerikane po u afrohet ujërat e Koresë së Veriut, raporton  “Time”.,

Megjithatë, një zëdhënëse e Komandës së Përgjithshme të Luftës së Forcave Ajrore thotë se testi ishte planifikuar paraprakisht dhe nuk lidhet me situatën në Korenë e Veriut, shkruan syri.net. Nisja është planifikuar të mërkurën nga ora 12:01 deri në 6:01 sipas orës lokale , nga baza e Forcave Ajrore “Vandenberg” .

"Këto nisma janë thelbësore për të verifikuar statusin e forcës tonë bërthamore dhe për të demonstruar aftësitë tona kombëtare ," tha komandanti i njësisë, koloneli John Moss, në një deklaratë./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco