Skandali: 11-vjeçarit i priten të dyja këmbët pas rrahjeve brutale nga kujdestari i shkollës fetare

Skandali: 11-vjeçarit i priten të dyja këmbët pas rrahjeve brutale nga kujdestari i shkollës fetare

11:28, 26/04/2017
A+ Aa A-

Një djaloshi të ri i janë prerë të dyja këmbët pasi është rrahur disa herë nga një ndihmës kujdestar në një shkollë fetare në Malajzi, shkuan “RT”.  Mjekët po luftojnë për t’i shpëtuar krahun e djathtë, ndërkohë që skandali është përhapur në të gjithë vendin, duke shkaktuar reagime të ashpra nga shoqëria civile.

Nëna e djalit, Felda Ahmad, pohoi se 11-vjeçari, Mohamad, ishte rrahur shumë herë nga një kujdestar në konviktin e shkollës, gjatë muajit mars, shkruan Syri.net. Ajo tha se abuzimi ishte theksuar kur i biri i ishte lutur  ta largonte nga shkolla pasi nuk mund të duronte më dënimet më të cilat përballej.

"Më 31 mars erdha për të vizituar djalin tim dhe vendosa ta çoj në shtëpi këtu në Johor Baru, ndërsa ai dukej shumë i dobët dhe i shqetësuar", u tha ajo gazetarëve, duke shtuar se djali i saj po vuante gjithashtu nga ethet.

Muhamedi pësoi papritur mpiksje gjaku në të dyja këmbët, gjë që çoi edhe në amputimin e  tyre, këtë të premte.

Tashmë mësohet se djaloshi ka rënë në koma,ndërsa shkolla private po përballet me thirrje të ashpra për dënimin e kujdestarit përgjegjës /SYRI.net/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco