VIDEO/ Mijëra tanke pushtojnë brigjet e Koresë së Veriut ndërkohë që armata e Trump afrohet Brigjet veriore të Koresë së Veriut

VIDEO/ Mijëra tanke pushtojnë brigjet e Koresë së Veriut ndërkohë që armata e Trump afrohet

10:52, 26/04/2017
A+ Aa A-

Kim Jong-un duket se është i gatshëm për t'i dhënë armatës së Presidentit Trump një ‘përshëndetje vdekjeprurëse’, teksa i afrohet ujërave të Koresë së Veriut.

Imazhe të bujshme nga brigjet e shtetit diktatorial tregojnë një artileri monstruoze të rreshtuar për stërvitjen më të madhe ushtarake në veri të Koresë së Veriut.

Diktatori shihet gjithashtu duke shikuar armët në masë pasi ato gjuajnë njëkohësisht drejt ujit, raporton “Daily Star”.

Mediat e Koresë së Veriut raportojnë se avionët luftarakë dhe nëndetëset morën pjesë gjithashtu në këtë “shfaqje fuqie”.

 Forcat e Kim Jong-un mbajtën këtë stërvitje masive për të shënuar 85 vjetorin e themelimit të ushtrisë, shkruan Syri.net.Në të njëjtën kohë, armada e vetëshpallur e Donald Trump, e udhëhequr nga aeroplanmbajtësi “ Carl Vinson” po i afrohet ujërave koreane, e shoqëruar nga disa luftanije japoneze.

Agjensia e lajmeve të Koresë së Veriut, “KCNA” tha se Kim Jong-un urdhëroi personalisht vendosjen e tankeve  në bregun lindor, për të hapur zjarr.

"Pas marrjes së raportit mbi planin e stërvitjes ushtarake, ai dha një urdhër për fillimin e demonstratës”, tha agjencia./SYRI.net/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco