Presidencialet në Francë, Macron: Asgjë nuk ka përfunduar, do të mposht Le Penin

Presidencialet në Francë, Macron: Asgjë nuk ka përfunduar, do të mposht Le Penin

23:10, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kandidati për president të Francës, Emmanuel Macron është parë tejet i rezervuar me deklaratat e tij për raundin e dytë të zgjedhjeve në Francë.

Ai ka thënë se asgjë nuk është e përfunduar, duke shtuar se do të luftojë që ta mposht kandidaten Marine Le Pen.

“Asgjë nuk është kryer. Do të luftoj ta mposhti Marine Le Penin”, ka thënë Macron për gazetarët gjatë vizitës së një spitali në Paris, raporton Reuters.

E më entuziaste në këtë aspekt, është parë kandidatja ekstreme Le Pen e cila ka deklaruar se do të fitoj zgjedhjet në raundin e dytë.

“Ne mund të fitojmë, the e them qartë se do të fitojmë”, është shprehur Marine Le Pen sot gjatë ditës.

Sipas sondazheve, Macron do të jetë president i ri i Francës, pasi në raundin e dytë do të sigurojë mbi 60% të votave. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco