Kryeministri i Izraelit anulon takimin dhe bisedimet me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë

Kryeministri i Izraelit anulon takimin dhe bisedimet me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë

22:11, 25/04/2017
A+ Aa A-

Kryeministri i Izraelit ka anuluar bisedimet me ministrin e Jashtëm gjerman pasi Netanjahu refuzoi të thërriste një takim me aktivistët e Izraelit për të drejtat e njeriut.

Takimi mes Sigmar Gabriel dhe Benjamin Netanjahun ishte caktuar të zhvillohej në Jerusalem.

Netanjahu kishte paralajmëruar se nuk do ta takonte Gabriel, nëse ky i fundit takohej me grupet “Breaking the Silence” dhe  “B'Tselem”.

Netanjahu ka akuzuar këto grupe se përpiqen të minojnë shtetin dhe qeveria ka ndërmarrë hapa për të ndaluar burimet e huaja të financimit.

Incidenti kërcënon të ushqejë tensionet diplomatike midis Izraelit dhe Gjermanisë, që janë aleatë të fortë.

“Imagjinoni nëse kryeministri izraelit... të vinte në Gjermani dhe të donte të takonte persona kritikë të qeverisë dhe ne të thoshim se kjo nuk është e mundur... Kjo do të ishte e paimagjinueshme”, tha ministri Gabriel për televizionin gjerman ZDF.

Zyra e shtypit e kryeministrit izraelit Netanyahut njoftoi se kryeministri nuk pranoi të takojë asnjë diplomat që "u jep legjitimitet organizatave që bëjnë thirrje për kriminalizimin e ushtarëve izraelitë".

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

labi26/04/2017 22:31

i lumte kryeministri Izraelit...derri te Rames

Qytetar26/04/2017 06:55

Mire ja bene Shokut Gabriel erdhi me Shqiperi te tallet me ne po çifuti nuk te dhjet se kush je ti .

Zana 26/04/2017 05:42

sa mire ja ka bere !!!

eugen shehu26/04/2017 00:54

david mcallister cdu e rrezoi ministrin e jashtem gjerman gabriel spd, atkohe si minister president i landit niedersachsen

Qytetar26/04/2017 00:49

Mire ja bene Shokut Gabriel erdhi me Shqiperi te tallet me ne po çifuti nuk te dhjet se kush je ti .

Mirditori USA25/04/2017 23:03

Ngadal Beg se ka hendek Vetem keshtu marrin vesh Europianet

Shto koment

Denonco