Xhirimet e filmit të ri të Tom Cruise, disa blloqe larg aktit terrorist në Paris

Xhirimet e filmit të ri të Tom Cruise, disa blloqe larg aktit terrorist në Paris

07:57, 25/04/2017
A+ Aa A-

Filmi i fundit i Tom Cruise “Mission: Impossible” ishte duke u xhiruar vetëm disa blloqe larg nga incidenti vdekjeprurës i së enjtes mbrëma (20 prill) në Paris, Francë.

Karim Cheurfi, 39 vjeç, kishte drejtuar automobilin tek një furgon policor në Champs Elysees dhe e qëlloi shoferin përpara se të hapte zjarr në policët e tjerë, duke i plagosur rëndë dy prej tyre, transmeton “Koha Ditore”. Cheurfi u qëllua për vdekje nga policia derisa po përpiqej të ikte në këmbë pas sulmit.

Xhirimet në vazhdimin e serisë së gjashtë thuhet se po zhvilloheshin vetëm rreth 1 km larg, në Grand Palais, ku yjet Cruise dhe Henry Cavill u vërejtën në Paris. Cavill e postoi një foto të tij në set nëpërmjet Instagramit më pak se 30 minuta para sulmit në fjalë, dhe komentoi për mustaqet që i kishte vendosur për filmin. Sidoqoftë, ende nuk është konfirmuar që aktorët aktualisht po filmonin në kohën e sulmit, sipas People.

Një zëdhënës i Paramount shpejt raportoi se filmi nuk ishte ndikuar nga drama në të gjithë qytetin: “Mendimet e produksionit, si të tonat, janë me njerëzit e Parisit”, shtuan ata. Një burim tha për People se xhirimi rifilloi më pak se një orë pas sulmit vdekjeprurës, pasi që dritat brenda setit u ndezën.

Dhe regjisori Christopher Mc- Quarrie e postoi një fotografi të premten në mëngjes - rreth 9 orë pas sulmit - duke sugjeruar se xhirimet kishin vazhduar brenda natës. Mission: Impossible 6, ku gjithashtu luajnë Alec Baldwin, Rebecca Ferguson dhe Simon Pegg, do të shfaqet në vitin 2018. Ndërkohë Cruise do të kthehet në ekranin e madh këtë verë në hitin e ri “The Mummy”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco