‘Pa mua në 7 maj!’ Francezët fushatë për të bojkotuar zgjedhjet presidenciale

‘Pa mua në 7 maj!’ Francezët fushatë për të bojkotuar zgjedhjet presidenciale

09:45, 25/04/2017
A+ Aa A-

Disa francezë që nuk janë të kënaqur me rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale po bëjnë thirrje për bojkotin e balotazhit të 7 majit , shkruan “BBC”

Ky balotazh do të vërë përballë kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron dhe lideren e ekstremit të djathtë , Marine Le Pen

Disa përdorues në Twitter që mbështetnin nëntë kandidatët të tjerë nuk janë të kënaqur me zgjedhjen me të cilën ballafaqohen tani, duke bërë thirrje për një bojkot të raundit të dytë të zgjedhjeve.

Mijëra shtetas përdorën hashtagun # SansMoiLe7Mai (Pa mua në 7 maj) për të shprehur mosgatishmërinë e tyre për të votuar.

Kritikët thanë se po viheshin para dy zgjedhjeve të  "papranueshme" dhe e krahasuan situatën me zgjedhjet e fundit presidenciale në SHBA./SYRI.net/

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco