VIDEO/ Nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut

VIDEO/ Nëndetësja amerikane arrin në Korenë e Jugut

09:06, 25/04/2017
A+ Aa A-

Pas dy javësh lundrim, duket një nga nëndetëset amerikane ka mbërritur në Korenë e Jugut, mes shqetësimeve për një tjetër test bërthamor nga ana Koresë së Veriut.

Nëndetësja  ‘USS Michigan’, e cila raportohet se është e armatosur me raketa, do të bashkohet me armatën amerikane që udhëhiqet  nga aeroplanmbajtësja “Carl Vinson”.

Tensionet në gadishullin Korean janë rritur ndjeshëm gjatë javëve të fundit, ndërkohë që SHBA-ja dhe Koreja e Veriut shkëmbejnë retorika të ashpra, shkruan “BBC”.

Të gjithë Senatit amerikan i është kërkuar të marrë pjesë në një konferencë mbi Korenë e Veriut në Shtëpinë e Bardhë.

Theksojmë se Koreja e Veriut  feston ditën e sotme përvjetorin e 85-të të themelimit të ushtrisë së saj .  

E zemëruar nga afrimi i grupit luftarak amerikan, shteti diktatorial tha të hënën se zhvendosja e tyre ishte "një veprim jashtëzakonisht i rrezikshëm, shkruan “Syri.net”.

"Shtetet e Bashkuara nuk duhet të nxitojnë dhe duhet të marrin në konsideratë me kujdes çdo pasojë katastrofale nga aktet e saj të pamenduara provokuese", tha gazeta zyrtare e partisë në pushtet në Korenë e Veriut.

Dy luftanije japonezë janë bashkuar me grupin amerikan për stërvitje në Paqësorin perëndimor, dhe Koreja e Jugut tha të  se ishte gjithashtu në bisedime rreth mbajtjes së ushtrimeve të përbashkëta detare./SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco