Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

SHBA vendos sanksione ndaj shkencëtarëve sirianë për sulmin kimik

SHBA vendos sanksione ndaj shkencëtarëve sirianë për sulmin kimik

08:15, 25/04/2017
A+ Aa A-

Shtetet e Bashkuara lajmëruan sanksione ndaj mbi 200 shkencëtarëve sirianë, pas dyshimeve se qeveria e presidentit Bashar al-Assad përdori në një sulm armë kimike.

Sipas një deklarate, të gjithë shkencëtarët janë pjesë e Qendrës së Kërkimeve Shkencore të Sirisë, që thuhet se merret me ndërtimin e armëve jokonvecionale si dhe mjetet për t'i përdorur ato.

Thuhet gjithashtu se shkencëtarët në fjalë, me eksperiencë në kimi, kanë punuar për një program për ndërtimin e armëve kimike për 5 vjet.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, tha se sanksionet dërgojnë një mesazh të fortë se Uashingtoni nuk do të lejojë përdorimin e armëve kimike.

"Departamenti i Thesarit, së bashku me Departamentin e Shtetit dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, do të vazhdojë të ndjekin dhe mbyllin të gjitha rrjetet e financimit apo individët e përfshirë në prodhimin dhe përdorimin e armëve kimike."

Si pjesë e sanksioneve do të ngrihen të gjitha asetet dhe pronat e individëve të përfshirë në listë, ndërsa kompanitë amerikane janë të ndaluara të punojnë me ta.

Lajmërimi i sanksioneve vjen tre javë pas një sulmi të dyshuar me armë kimike në Khan Sheikhoun, që vrau mbi 80 civilë.

Dy ditë më pas ShBA-ja lëshoi 59 raketa Tomahawk ndaj një baze ajrore siriane me qëllim neutralizimin e arsenalit të armëve kimike/CRI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco