Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Rikujtimi i betejës, rusët marrin sërish Reichstag-un

Rikujtimi i betejës, rusët marrin sërish Reichstag-un

07:45, 25/04/2017
A+ Aa A-

Rreth 2000 njerëz morën pjesë në ri-inskenimit e sulmit të ushtrisë së kuqe në vitin 1945 ndaj Reichstagut, në atë që njihet si Disney Landi ushtarak në rrethinat e Moskës.

Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu ishte mes 5 000 spektatorëve që panë se si njerëz të veshur si ushtarë, sulmuan një maket të parlamentit gjerman. Në shfaqje u përdorën tanke, avionë dhe armë të luftës së dytë botërore dhe me dhjetëra ekspertë të efekteve speciale bënë që të mos mungonin shpërthimet dhe flakët. 

Zyrtarë të Parkut të Patriotit, ku u zhvillua shfaqja, thanë se ky ishte inskenimi më i madh i një beteje të luftës së dytë botërore dhe u deshën më shumë se gjashtë muaj për ta përgatitur. 

Parku u hap në vitin 2015 nga presidenti Vladimir Putin, si një vend ku të rinjtë mund të mësojnë për ushtrinë dhe historinë e vendit. Jo më kot nën regjimin e Putin, fitorja sovjetike në luftë është shndërruar në idenë themelore të Rusisë moderne. 

Në ri-inskenimin e betejës për Reichstagun, rusët sërish ngritën flamurin sovjetik mbi ndërtesë, por kjo e fundit ka ngjallur jo pak polemika. Ekspertët thonë se maketi i ndërtuar nga Rusia, i ngjan më shumë ndërtesës aktuale të parlamentit gjerman dhe jo atij të regjimit nazist, të Adolf Hitler.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco