Sherr në Shtëpinë e Bardhës mes Melania dhe Ivanka Trump

Sherr në Shtëpinë e Bardhës mes Melania dhe Ivanka Trump

23:46, 24/04/2017
A+ Aa A-

Zonja e Parë e SHBA Melania Trump dhe vajza e Donald Trump Ivanka Trump thuhet se kanë një marrëdhënie të “ftohtë” sipas Vanity Fair.

Revista citon burime të afërta me familjen e Presidentit amerikan, të cilët i thanë se dy zonjat nuk durojnë dot njëra-tjetrën.

Një ndër shkaqet është fakti se Ivanka Trump është angazhuar së tepërmi në takimet zyrtare që zhvillon Presidenti Donald Trump. Kjo gjë ka nervozuar Zonjën e Parë, Melania.

Një tjetër burim i gazetës thotë se Melania është e mërzitur për shkak se që në fillim nuk ka dashur të bëhej Zonja e Parë e Amerikës.

Megjithatë, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë mohoi këto pretendime dhe deklaroi se Ivanka dhe Melania kanë një marrëdhënie të afërt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco