Zëvendëspresidenti Pence: Flota amerikane po mbërrin në Japoni

Zëvendëspresidenti Pence: Flota amerikane po mbërrin në Japoni

14:08, 22/04/2017
A+ Aa A-

Aeroplanmbajtësja amerikane ”Carl Vinson” dhe flota e saj do të mbërrijnë në Detin e Japonisë për disa ditë, njoftoi sot zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, në sfondin e tensioneve mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së.

“Anija, e shoqëruar nga dy destrojerë dhe një anije raketahedhëse, do të jetë në Detin e Japonisë brenda disa ditëve, para fundit të muajit”, theksoi Pence nga Sidnej.

“Atje ku regjimi koreano-verior nuk duhet të gabojë është se SHBA-ja ka burimet, personelin dhe praninë në këtë rajon të botës për të mbrojtur interesat tona dhe sigurinë e këtyre interesave si dhe të aleatëve tanë”, shtoi ai.

Ndërkohë që ekziston kërcënimi për një provë të gjashtë bërthamore nga ana e regjimit të izoluar, dy palët po tregojnë muskujt që prej disa javësh.

Më 8 prill, Uashingtoni përmendi hapur kërcënimin koreano-verior si dhe njoftoi se grupi aeronaval ishte nisur drejt Gadishullit Korean, ku Donald Trump kishte premtuar dërgimin e një armate shumë të fuqishme si masë mbrojtëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco