Franca pret në heshtje zgjedhjet presidenciale nën ‘kërcënimin terrorist’

Franca pret në heshtje zgjedhjet presidenciale nën ‘kërcënimin terrorist’

13:49, 22/04/2017
A+ Aa A-

Franca mban frymën sot, një ditë para turit të parë të zgjedhjeve presidenciale me një përfundim shumë të pasigurtë, organizuar nën mbikëqyrje të lartë disa ditë pas një atentati tjetër në Paris.

Sulmi të enjten në mbrëmje kundër një grupi policësh në Champs-Elysées, në qendër të Parisit, tronditi fundin e fushatës zgjdhore dhe zgjoi frikën e terrorizmit, në një vend të traumatizuar nga një valë atentatesh, tashmë 239 të vdekur që prej fillimit të vitit 2015.

Vrasësi, Karim Cheurfi, një francez 39 vjeç, me të kaluar kriminale, vrau me gjakftohtësi një polic dhe plagosi dy të tjerë, si dhe një turist, para se të vritej nga policia.

Grupi i Shtetit Islamik mori menjëherë përsipër sulmin, që pas disa atentatesh të përgjakshme në Evropë dhe disa përpjekjeve të dështuara në Francë, rrezikon të ketë peshë në mobilizimin dhe zgjedhjen e francezëve, prej shumë kohësh polarizuar nga dy pikëpyetje të mëdha, siguria dhe papunësia.

Rreth një e katërta e zgjedhësve duken ende të pavendosur dhe abstenimi duket gjithmonë e më i fortë, para ketyre zgjedhjeve që njoftohen si një “ndeshje në katërshe” e ngushtë mes kandidatit të qendrës Emmanuel Macron, drejtueses së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, konservatorit, François Fillon dhe kampionit të së majtës radikale, Jean-Luc Melenchon.

Dy kandidatët që do të renditen në krye të zgjedhjeve do të përballen në një tur të dytë më 7 maj.

Fushata zyrtare përfundoi dje në mbrëmje në mesnatë në orën (22:00 GMT), që ndalon median të publikojë sondazhe apo deklarata të kandidatëve deri në fund të votimit.

Në ditën e fundit, përfaqësuesit e të djathtës dhe ekstremit të djathë kanë ashpërsuar tonet duke kërkuar një riforcim të luftës kundër terrorizmit.

“Që prej 10 viteve, nën qeveritë e djathta dhe të majta, gjithçka është bërë që ne të humbim luftën që kemi ndërmarrë”, deklaroi drejtuesja e Frontit Kombëtar (FN), Marine Le Pen.

François Fillon, dobësuar nga një çështje e punësimeve fiktieve në përfitim të familjes së tij, u shpreh nga ana e tij i vendosur për të luftuar terrorizmin me dorë të hekurt.

-Siguri e riforcuar-

Në këtë klimë të tendosur, presidenti francez, François Hollande theksoi se do të bëhej gjithçka për të garantuar votimin: 50 000 policë dhe efektivë dhe 7 000 trupa do të mobilizohen të dielën. Bashkia e Parisit ka premtuar përforcime në qendrat e votimit që do të kërkojnë.

“Asgjë nuk duhet ta pengojë këtë proces zgjedhor demokratik”, nënvizoi kryeministri, Bernard Cazeneuve.

Si shenjë e një interesi të lartë që ngjallin zgjedhjet franceze jashtë vendit erdhi dhe reagimi i presidentit amerikan Donald Trump, i cili  theksoi se atentati në Paris do të kishte një efekt të madh në zgjedhjet franceze.

Irani nga ana e tij dënoi atentatin duke dënuar politikën e perëndimorëve për lëshimet përballë terroristëve kriminelë në Siri.

Perspektiva për një fitore të Marine Le Pen dhe të Jean-Luc Melenchon, dy kritikë të ashpër të Bashkimit Evropian, të cilët parashikojnë të largohen nëse funksionimi i tij nuk ndryshon, ka rritur shqetësimin e një sërë politikënëve në Evropë dhe përtej saj/atsh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco