Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Ç’po 'kurdis' Putin? Avionët bërthamorë rusë fluturojnë pranë brigjeve amerikane

Ç’po 'kurdis' Putin? Avionët bërthamorë rusë fluturojnë pranë brigjeve amerikane

13:12, 22/04/2017
A+ Aa A-

Avionët bërthamorë të Rusisë janë parë sërish në brigjet amerikane , disa ditë pasi SHBA-ja ngriti disa avionë luftarakë pas afrimit të tyre.

Avionët luftarakë të Moskës vizituan katër here  brigjet e Alaskës në katër ditë, ndërkohë që marrëdhëniet mes Vladimir Putinit dhe Donald Trump, nuk janë në pikën e tyre me të mirë, raporton “Daily Star”.

Disa bombarduesve rus të llojit “ TU-95” u filmuan disa herë brenda 2 ditëve duke fluturuar pranë bregut amerikan.

Ndërkohë, dy avionë patrullues detarë u vunë re gjithashtu duke fluturuar mbi kufirin Alaskës me Arktikun, shkruan ‘Syri.net’

Avionët luftarakë rusë nuk hynin kurrë në hapësirën ajrore ushtarake amerikane, por avionët amerikanë dhe kanadezët ishin në gjendje gatishmërie.

Bombarduesit hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Alaskës pasi kaluan në veri të shtetit.

Zyrtarët e mbrojtjes amerikane i kanë quajtur katër fluturimet si "mesazhe strategjike" nga Putin./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco