Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Protesta kundër partisë ekstremiste në Gjermani, mijëra përleshen me policinë

Protesta kundër partisë ekstremiste në Gjermani, mijëra përleshen me policinë

11:49, 22/04/2017
A+ Aa A-

Demonstruesit u ndeshën sot me policinë në Këln, ndërsa marshuan pranë vendit ku do të  zhvillohet kongresi i partisë së djathtë ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Më shumë se 50 000 protestues pritet të zbresin në qytetin perëndimor të Gjermanisë për të demonstruar kundër politikës populiste të AfD-së.

Rreth 4 000 oficerë policie janë vendosur në dispozicion për të shmangur përplasjet mes protestuesve anti-AfD dhe mbështetësve të saj.

Protestuesit u mblodhën jashtë hotelit qendror të qytetit ku po mbahet konferenca, ndërkohë që 50-60 prej tyre u përpoqën të bllokojnë një rrugë kryesore me biçikleta.

Kryeministri i shtetit North-Rhine Westphalia, Hannelore Kraft, ku edhe po zhvillohet konferenca dhe kreu i partisë së gjelbër Cem Ozdemir do të zhvillojnë gjatë ditës një takim , kundër partisë së djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Konferenca dyditore u vendos pas njoftimit të kreut të AfD-së, Frauke Petry e cila tha se nuk do të udhëheqë fushatën e partisë për zgjedhjet e përgjithshme në muajin shtator.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco