VIDEO/ Rusia shpjegon pse dërgoi tanke dhe raketa në kufi me Korenë e Veriut

VIDEO/ Rusia shpjegon pse dërgoi tanke dhe raketa në kufi me Korenë e Veriut

11:36, 22/04/2017
A+ Aa A-

Pas spekulimeve alarmante në rrjetet sociale, Moska zyrtare është detyruar të shpjegojë lëvizjet e trupave dhe tankeve afër kufirit me Korenë e Veriut,  shkruan “Reuters”

Një  zëdhënës i ushtrisë ruse tha mbrëmë se lëvizjet në fjalë janë pjesë e një sërë ushtrimesh të planifikuara dhe nuk kanë ndonjë lidhje me përshkallëzimin e tensioneve në Gadishullin e Koresë.

Mediat lokale kanë raportuar se banorët janë shprehur të frikësuar konfliktet e mundshme mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, do të mund të përhapen në rajonin e tyre, shkruan ‘Syri.net’.

Por, Aleksandr Gordeyev, zëdhënës i rajonit ushtarak në Lindjen e Largët ruse, ka deklaruar  se edhe pse  aktiviteti ushtarak jo i zakonshëm, është pjesë e ushtrimeve të planifikuara nga ushtria ruse.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov, ka refuzuar të komentojë videot e medieve lokale e ndërkombëtare ku shihen dhjetëra  tanke dhe raketa duke u transportuar  me tren në rajonin Primorje, afër kufirit me Korenë e Veriut.

Ky vendim i bujshëm i republikës ruse vjen pasi Kina dërgoi 150,000 trupa në kufirin e vet me Korenë e Veriut, shkruan ‘Syri.net’. Ata janë të shqetësuar se një sulm i mundshëm ajror nga marina amerikane ndaj shtetin vetmitar mund të bëjë që mijëra koreanoveriorë të nisen drejt Kinës.

Vendimi i presidentit Donald Trump  për të dërguar nje armatë të fuqishme në gadishull ka shtuar edhe më shumë frikën në rajon./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco