Dy tërmete të fuqishme godasin Turqinë, njerëzit dalin të tmerruar në rrugë

Dy tërmete të fuqishme godasin Turqinë, njerëzit dalin të tmerruar në rrugë

10:31, 22/04/2017
A+ Aa A-

Dy tërmete 5.0 ballësh kanë goditur pjesën perëndimore të Turqisë dhe provincën Manisi, por nuk ka raporte për viktima dhe dëme materiale.

Sipas mediave turke, tërmetet  e  pasditës të së premtes kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët kanë dalë të tmeruar në rrugë.

Tërmeti i parë ka ndodhur në qytetin e Selendit pas orës 16.00, ndërsa i dyti ka ndodhur një orë më  vonë në qytetin Sehzadeler.

Tërmetet janë të shpeshta në Turqi, por më i fuqishmi i dekafdave të fundit ka qënë ai i 1999 , ku humbën jetën rreth 18.000 njerëz./SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco