Djali i deputeti rus burgoset në SHBA, reagon i zemëruar aleati i Putin

Djali i deputeti rus burgoset në SHBA, reagon i zemëruar aleati i Putin

10:10, 22/04/2017
A+ Aa A-

Një anëtar i parlamentit rus ka reaguar me nota zemërimi pasi djalit të tij i është dhënë një dënim me 27 vjet burg për krime kompjuterike në SHBA.

Roman Valeryevich Seleznev, 32 vjeç, u dënua në gusht  të vitit të kaluar  për vjedhjen e të dhënave të kartës së kreditit nga restorantet amerikane, duke shkaktuar rreth 170 milionë dollarë dëm.

Megjithatë deputeti rus Valery Seleznev tha djali i tij ishte "rrëmbyer", shkruan “BBC”.

Seleznev ka bërë miliona duke shitur të dhënat në tregun e zi, thonë nga ana tjetër zyrtarët amerikanë.

Seleznev, një anëtar i dhomës së ulët ë parlamentit ru, i  njohur si Duma, është një aleat kryesor i Presidentit rus Vladimir Putin./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco