Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Takimi i parë: Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Takimi i parë: Trump pret në Shtëpinë e Bardhë Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

09:05, 22/04/2017
A+ Aa A-

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump priti sot në një takim të shkurtër sekretarin e përgjithshëm të OKB-se, Antonio Guterres, biseda e parë mes dy zyrtarëve të lartë në funksion prej janarit.

Portugezi Antonio Guterres, i cili pasoi koreano-jugorin Ban Ki-moon takoi gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë gjeneralin H.R. McMaster, këshilltar për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan.

“Antonio Guterres dhe Donald Trump zhvilluan një bisedë interesante dhe konstruktive për bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Kombeve të Bashkuara”, deklaroi zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric. Ata ranë dakort për një takim tjetër brenda një kohe të shkurtër.

OKB-ja ka shfaqur në mënyrë të veçantë shqetësim për shkurtimet e financimeve të parashikuara nga administrata Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco