Presidenti filipinas - të papunëve: Gjeni një armë edhe vrisni përdoruesit e drogës

Presidenti filipinas - të papunëve: Gjeni një armë edhe vrisni përdoruesit e drogës

08:36, 22/04/2017
A+ Aa A-

Presidenti Filipinas Rodrigo Duterte duket se ka forcuar luftën kundër përdoruesve të drogës , e cila duket se nuk njeh limite, shkruan "Reuters"

Pasi legalizoi vrasjet e përdoruesve të drogës, lideri i njohur si ‘Ndëshkuesi’ u ka bërë thirrje të papunëve të gjejnë një armë dhe të vrasin cdo përdorues droge, të cilët sipas tij po vijojnë të thithin fonde të pamerituara nga buxheti i shtetit.

“Nëse keni humbur punën, ju jap unë një të re. Vrisni të gjithë përdoruesit e drogës” ka thënë Duterte gjatë një fjalimi zyrtat pasi ishte ktyher nga një vizitë zyrtare nga Katari.

Më herët ai pati deklaruar se “Ndjehem shumë keq që jap 2,5 miliardë dollarë për qendrat e rehabilitimit të të droguarve. Por çfarë mund të bëj? Duhet t’i kurojmë, ashtu si çdo qytetar tjetër në vend. Por unë ndjehem me të vërtetë keq për këtë”, shtoi presidenti.

Filipinet kanë një popullsi prej afro 100 milionë banorësh dhe papunësia është rritur nga 5,9% në 6,6%. Gati 9000 persona janë ekzekutuar nga qershori i kaluar, kur Duterte erdhi në pushtet dhe autorizoi vrasjen  e paligjshme të të gjithë përdoruesve të drogës./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco