Britania kërkesë Irlandës së Veriut për formimin e qeverisë deri më 29 qershor

Britania kërkesë Irlandës së Veriut për formimin e qeverisë deri më 29 qershor

08:21, 22/04/2017
A+ Aa A-

 Liderët e Sinn Féin dhe të DUP-së kanë afat deri më 29 qershor për formimin e koalicionit të ri qeverisës në Irlandën e Veriut, njoftoi sot qeveria britanike që mund, në rast dështimi të bisedimeve, të marrë kontrollin e provincës.

Irlanda e Veriut është zhytur në një krizë politike që prej dorëheqjes në muajin janar të zëvendëskryeministrit Sinn Féin Martin McGuinness, pas mosmarrëveshjeve në lidhje me menaxhimin nga ana e kryeministres së DUP Arlene Foster të një programi grantesh për energjinë e rinovueshme.

Largimi i McGuinness, i cili vdiq në fund të marsit shkak i një sëmundje në zemër, u hapi rrugën zgjedhjeve të reja më 2 mars. Me 28 nga 90 vende në Asamblenë Rajonale, DUP (unionistët) u rendit në krye, duke humbur terren përballë Sinn Féin (republikanët, 27 vende).

Por negociatat mes dy partive kanë dështuar për formimin e një qeverie të re

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco